Fitim Zekthi në emisionin “Arena” tha se Ali Ahmeti nuk ka më se çfarë të ju ofroj shqiptarëve të Maqedonisë.
“E pas atë sloganin ‘Bashkë vendosim’. Çfarë do të thotë ‘Bashkë vendosim’. Një politikanë që ka 15 vite e më tepër në pushtet, një politikanë që ka ardhur nga lufta, i cili u ka thënë njerëzve ‘ne bëmë luftën, ne do të bëjmë paqen, ne do të garantojmë të drejtat e juaj, ne jemi shpresa dhe ne jemi vendi ku ju keni ankoruar besimin tuaj për të drejtat tuaja’ ka dështuar dhe çfarë do të ofroj. Asgjë nuk do të ofroj”, tha Zekthi, duke shtuar se ka kaluar jo vetëm me dështime por edhe me skandale, me korrupsion.