Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sonte do të marrë pjesë në manifestimin tradicional në Mostar, „Mostar Peace Connection“.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev së bashku me organizatorët nga Qendra për Paqe dhe Bashkëpunim Multietnik, kryesuesi me Këshillin e Ministrave të Be-H-së, Denis Zvizdiq, si dhe me fituesit e çmimit “Karta e Mostarit për Paqe”, do të hedhë lule në Urën e Vjetër të Neretvës, në shenjë të paqes.
Çmimin “Karta e Mostarit për Paqe” sivjet e marrin kryeministri grek Aleksis Cipras dhe kryeministri malazez Dushko Markoviq, derisa vitin e kaluar e mori kryeministri Zaev. Pas nënshkrimit të Kartës së Mostarit për Paqe nga ana e fituesve të çmimeve, ku marrin pjesë edhe ish laureatë dhe aktualë, politikanë nga BeH, rajoni dhe më gjerë fjalim do të mbajë kryeministri Zoran Zaev.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj
- Dessa: Revolucioni i ri në komunikimin zanor me inteligjencën artificiale
- Aksident në Pirok, 19 vjeçari i dehur përplaset në një shtyllë betoni dhe përfundon në vitrinën e një objekti
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut


