Edhe krahas bllokimeve nga ana e oponentëve tanë në Kuvend, Qeveria e re fillo që të realizojë numër të madh të projekteve, ër shkak se ‘Fjala është fjalë’. Kështu deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në tubimin parazgjedhor në Gjevgjeli. Zaev nënvizoi se Maqedonia po ndryshon dhe se po shndërrohet në vend më të mirë për jetesë. Ai shtoi se, në të gjitha vendet që i ka vizituar ka vërejtur se ekziston dyshira e qytetarëve për ndryshim të pushtetit lokal, por edhe premtoi se me kryetar të komunave nga LSDM do të ketë Komuna më efikase dhe më të suksesshme.
“Programi i LSDM-së dhe Koalicionit bazohet në katër shtylla, në fillim ndërtojmë me plan infrastrukturë kualitative për të gjithë. E dyta, ujë të pastër dhe ajër të pastër që të ketë shëndet për të gjithë. E treta më shumë para nëpër komuna, më shumë para dhe mundësi për qytetarët. E katërta, Komunë të hapur dhe në shërbimin e të gjithëve, ndërtojmë sipas planit do të thotë se asnjëherë më nuk do të ndërtohet ashti siç i kujtohet kryetarit të komunës dhe familjes në pushtet. Do të ndërtojmë vetëm sipas planit në marrëveshje me bashkësinë, do të ndërtojmë me kualitet dhe përgjegjësi”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. /SHENJA/

