Alsat-M 2019-07-30T13:15:01+02:00
Kryeministri i vendit, Zoran Zaev sot ka informuar se është arritur marrëveshje për takimin e dytë lidhur me Ligjin për prokurori publike, ai gjithashtu ka theksuar se për këtë shkak është i vendosur se atëherë kur të kthehen deputetët nga pushimet do të tejkalohet edhe ky problem.
Zaev në inaugurimin e Qendrës së re emergjente në Kumanovë ka porositur se opozitën “nuk e shqetësojnë paralajmërimet që pasi nuk është shpallur datë për zgjedhje të parakohshme, atëherë të ndalojnë bisedimet”.
“Jam i gatshëm plotësisht nga bisedimet e grupeve punuese, opozita nëse dëshirojnë zgjedhje – ja në tetor të 2020-ës”- ka deklaruar Zaev./Alsat
Loading…


