Atdheu ynë do t’ia dalë. Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s. Përgjithmonë do të jemi maqedonas dhe do të flasim në gjuhën maqedonase, porositi sot
në mëngjes përmes Fejsbukut, kryeministri Zoran Zaev. Porosia e Zaevit pason pas takimit të djeshëm të liderëve në të cilin nuk u arrit marrëveshja për referendumin. Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni në takimin në Klubin e deputetëve u dakorduan për zgjedhjen e KSHZ-së, për Ligjin për financimin e partive politike dhe për qeveri teknike sipas Modelit të Përzhinës gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, por nuk arritën të dakordohen për referendumin.
Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev pas sesionit të pasdites të takimit të liderëve deklaroi se nuk është arritur marrëveshje për referendumin për emrin me kryetarin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickovski. Deklaroi se Mickovski nuk dëshiron që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe e NATO-s dhe se edhe krahas plotësimit të tre kërkesave të opozitës, edhe krahas dorës së shtrirë që ta bindin udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së të jemi të bashkuar në këto momente historike në realizimin e përcaktimeve strategjike të qytetarëve tanë, Mickovski është përpjekur të ikë nga referendumi.
Zaev paralajmëroi se referendumi do të zbatohet edhe pa pjesëmarrjen e opozitës prej të cilës kërkohej t’i bëhet thirrje anëtarësisë së saj të mos e bojkotojë.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj
- Dessa: Revolucioni i ri në komunikimin zanor me inteligjencën artificiale
- Aksident në Pirok, 19 vjeçari i dehur përplaset në një shtyllë betoni dhe përfundon në vitrinën e një objekti
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut


