29 March 2018 / 11:20
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka njoftuar se nënshkrimi i ligjit për gjuhët në vend të presidentit Ivanov nuk është ndër opsionet që shqyrtohen.
“Mendoj se unë nuk kam të drejtë të vendos nënshkrim në emër të dikujt tjetër” ka shtuar Xhaferi.
Megjithatë ai nuk potencoi nëse ligji mund të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe të hy në fuqi edhe pa një nënshkrim të dytë. Xhaferi shtoi se ka zgjidhje të cilat po analizohen dhe do të zbatohet ajo më e afërta me procedurat e funksionimit të Kuvendit. I pyetur se a kanë komunikim dy kabinetet, i kryeparlamentarit dhe ai i presidentit mes vete për ligjin e përdorimit të gjuhëve, Xhaferi tha se gojarisht ka kërkuar takim me Ivanovin por nuk ka marrë përgjigje.


