Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, sapo ka dorëzuar kërkesën e Gjykatës Penale në Komisionin për mandate dhe imunitete.
Gjykata u ka caktuar paraburgim 30 ditor 13 të akuzuarve për veprën “cenim terrorist i rendit kushtetues” lidhur me natën e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend. Për gjashtë persona tjerë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

