Një person është gjetur i vrarë më armë zjarri në Vlorë.
Policia sqaron se në lagjen “Hajro Çakërri” është gjetur pranë banesës së tij i pajetë një 58-vjeçar, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Policia thotë se 58-vjeçar me iniciale R.H punonte si roje në një objekt ndërtimi në afërsi të banesës së tij.
Blutë e Vlorës dhe një grup hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e vrasjes.
“Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.