Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari teksa u ndal tek vrasja e katërfishtë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Velipojë, pohoi se në këtë zonë nuk ka polici. I ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ Havari tha se drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duhet të japë dorëheqje, pasi nuk e ka bërë detyrën e tij.
“Ai ministër nuk duhet të dilte sot fare. Ai nuk di ku është dhe se di ça tyre ka marrë përsipër. S’duhet të fliste fare, dhe as kryeministri. Situata duhet të ndryshojë. Duhet të hiqet dorë nga militantët, gërryerësit e pangopur. Shumica e këtyre drejtuesve duhet tu hapë rrugë të rinjve. Duhet të hulumtojnë dhe t’i zëvendësojnë.
Këto probleme vijë nga pushteti qendror dhe vendor. Merren me çështje lekësh ku sundojnë bandat. Ata kanë fuqi absolute. Ça policie kërkon në Velipojë? Ca policë fshatar atje. Si në Himarë. Çdo qark i Republikës së Shqipërisë ka një strukturë që duhen të jenë autoritet dhe t’i zgjidhin problemet vetë.
Ka nevojë për dorëheqje, që nga drejtori i Policisë së Shtetit. Pse rri? Pse nuk merr përsipër përgjegjësitë. Gjendja në informacionet që kam, që kanë marrë djem të rinj të pashkolluar mirë, me nota fiktive, që s’dinë se sa km/katrorë është Shqipëria, i fusin në punë, me rroga të ulëta.”, tha Havari.



