Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka reaguar pas vrasjes së policit dhe plagosjes së një polici tjetër në veri të Kosovës.
Ai shkruan se sulmet e tilla mund të jenë shkëndija që mund të krijojnë tension të paparashikueshëm e me pasoja të padëshirueshme për të gjithë ata që besojnë në Ballkanin e paqes e stabilitetit.
“Duke e dënuar këtë sulm si goditje ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës nga Serbia, natyrisht përmes grupeve terroriste të armatosura atje, i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, SHBA-së dhe BE-së, që të mos lejojnë të na përsëriten skenat e para çerekshekullit dhe mos të lejojnë që konfliktet luftarake të kthehen në brendi të Europës. Ndonëse tavolina e bisedimeve është vendi ku duhet të rrafshohen dallimet dhe Kosova e Serbia të arrijnë normalizimin e marrëdhënieve, kjo natyrisht nuk duhet të nënkuptojë se Serbia mund të sillet ndaj Kosovës si Rusia në Ukrainë, aq më shumë që sigurinë e Kosovës e garanton prania e NATO-s. Kosova është shtet i pavarur, i njohur ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 shtete, mes të cilave nga SHBA-ja dhe shumica e shteteve të BE-së, andaj mosndëshkimi i Serbisë për agresionin mbi Kosovë e vë në test serioz edhe të drejtën ndërkombëtare, si edhe sigurinë e rajonit që aspiron Bashkimin Europian.
Me këtë rast i shpreh ngushëllime familjes së policit të vrarë, tashmë dëshmor i Kosovës, ndërsa policit të plagosur i uroj rimëkëmbje dhe shërim të shpejtë”, thuhet në reagimin e kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi.
Data 31.08.2026
Aktuale
- Belgjika bën helmetën të detyrueshme për skuterët elektrikë
- Kupa Botërore e Kikboksit në Budapest: Turker Ismail përsëri fiton medalje të artë
- “Divjaka bashki”, Qytetarët 31 ditë në protestë kundër shkrirjes dhe bashkimit me Lushnjen: Këtu vendosim ne!
- Kida më në fund po bëhet nuse: Nisin përgatitjet për dasmën e madhe – dalin pamjet e para dhe shumë madhështore
- 31-vjeçarja vdes gjatë lindjes së djalit, mijëra njerëz i dalin në ndihmë familjes
- Jonida e dha lajmin se s’do të jetë më në Big Brother, por a e dini se kush do të jetë në skenë në vend të saj? Nuk do ta besoni
- “Historia e Shqipërisë nuk ka parë kurrë një protestë si kjo”, Gazetari Osman Stafa: Kjo është beteja për të ardhmen tonë! Duam një vend me dinjitet
- Më në fund, Edi Kuçi “lajmërohet” në rrjetet sociale /FOTO



