Gazetar: Adrian Kerimi
– Advertisements –
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski akuzon kryeministrin Kovaçevski se nuk ka gatishmëri për unitet kombëtar lidhur me kërkesat e opozitës, shkruan Alsat.
Sipas Mickoskit çështjet të cilat prekin interesat kombëtare dhe shtetërore nuk mund të zgjidhen me një telefonatë.
“Ky nuk është atraksion cirku që përmes mediave ose përmes kumtesave të ftohemi në takime ose të tregojmë se kush cilin e ka thirrur në telefon për bisedë 30 sekonda. Ulemi dhe në tavolinë i diskutojmë derisa ka vullnet të sinqertë. Ne e ofruam një mundësi të tillë. Jemi këtu dhe kemi vullnet për të ofruar ndihmën tonë për unitet kombëtarë”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Kreu i opozitës akuzon pushtetin se nuk janë të gatshëm për konsensus as mbi çështjet të cilat vetë i kanë kërkuar.
“Njëherë deshën pastaj nuk deshën një njësi zgjedhore. Njëherë u pajtuam me Zaaevin, por tani ky tjetri nuk e respekton. Për Qeverinë teknike ndryshuan mendimin, për uljen e numrit të deputetëve gjithashtu reteruan, përfshi edhe deklaratën të cilën nuk e mbështetën. Tani më thoni kush është ai i cili punon në kundërshtim me interesat e popullit”, u shpreh Mickoski.
Kreu i LSDM-së, Kovaçevski ndaj ftesës së parë të Micoskit për unitet kombëtarë u përgjigj me kërkesën që opozita të jetë konstruktive në Kuvend dhe të mos bllokon punën e ligjvënësit. Kovaçevski akoma nuk bën të ditur datën kur do të thirr takim liderësh, të cilin e kishte paralajmëruar mbrëmjen kur u zgjodh kryetar i LSDM-së./ Alsat.mk



