Reagimet nervoze të Artan Grubit tregojnë vetëm se ai është kapur në flagrancë, i mbështjellë me krim dhe zhvatje. E kuptojmë retorikën e BDI-së, në vend të argumenteve për atë se si kompania e vëllait të Grubit u bë pronare e një objekti ultra-afarist në rrugën “Maqedonia” në qendër të Shkupit, ata u fokusuan në manipulimin standard se gjoja VMRO-DPMNE-ja qënka parti antishqiptare. Grubi duhet ta dijë se nuk ka asgjë antishqiptare në zbardhjen e krimit të tij, por ka shumë antishqiptari në pasurimin e tij në kurrizin e maqedonasve dhe shqiptarëve, por edhe ne kuriz të të gjithë qytetarëve të tjerë. Vërtet nuk mund ta njohim këtë sjellje të re të Artan Grubit ndaj VMRO-DPMNE-së, e cila është shumë e ndryshme nga vitet e kaluara kur ai vinte duke u dridhur në selinë e VMRO-DPMNE-së, dhe me orë të tëra përkulej para portreteve të luftës revolucionare maqedonase dhe fliste i fascinuar për gabaritin shekullor dhe rolit të VMRO-së në luftën maqedonase për liri. Legjenda thotë se Grubi i vogël, siç thotë populli, “as me levë nuk e nxirnin dot nga selia e VMRO-DPMNE-së”. Ne e kuptojmë gjithashtu pasionin e tij për disa koalicione të lojërave të fatit dhe hoteleve dhe preferencat e tij për të qenë afër njerëzve të tillë për të cilët ai në bisedat formale thotë se janë idhujt e tij. Por, kleptomania e tij nuk i zgjidh problemet e qytetarëve. Është e trishtueshme të shohësh se si Artan Grubi i vogël i BDI-së krijon një korporatë private për të përmbushur interesat personale të biznesit. Grubi i vogël do të mbetet gjithmonë një kleptoman i vogël, i cili po përpiqet vetëm të ndërtojë një perceptim të rremë të një politikani të madh, me fjalë të tjera, “kështu e imagjinon politikën Xhokica i vogël”.
Data 26.03.2026
Aktuale
- Si iu vodh prona Diana Bilalit, akuzat në Vetting për Erilinda Lalën dhe babain e saj: Më kërkuan t’i lejoja të ngrinin një kioskë se ishin të varfër, ndërtuan hotelin ‘Take’!
- Ari shënon rënie sërish!
- Tabanoc, autobusi i Durmo Tours kapet me rreth 600 fishekë
- Bora shkakton kaos në Kroaci – stuhia vjen drejt Maqedonisë!
- Dimitrieska-Koçoska: Udhëheqim procedurë transparente për kthimin e tatimit të solidaritetit, filloi pagesa e pjesës së parë
- Anulohet konkursi për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor në RMV, kandidati ka dhënë deklaratë të rrejshme
- Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
- BDI: Rritje simbolike e pagave, ndërsa shpenzimet janë rritur për 6.000 denarë në vit


