VMRO-DPMNE është e gatshme të mos ketë qeveri teknike, vetëm BDI me qindra skandale pas saj të mos ketë kryeministër teknik, thonë nga partia opozitare.
Në deklaratën e tyre thuhej: Nga ndërtimi i korridoreve e deri te samiti i OSBE-së, nuk ka asnjë punë që kuadrot e BDI-së e kanë trajtuar pa e cenuar. Kur përmendet krimi dhe korrupsioni, edhe fëmijët e vegjël mendojnë për BDI-në.
Një parti që nuk ka një zyrtar të pakompromis nuk mund të jetë partia që do të japë një kryeministër, madje kjo ishte për 100 ditë. BDI është përfaqësuesja më e keqe e shqiptarëve për 7 vite, ata përfaqësojnë vetëm interesat e tyre personale dhe qindra shqiptarë por edhe maqedonas largohen çdo javë nga Maqedonia.
Shteti nuk duhet të udhëhiqet nga një strukturë e kriminalizuar thellësisht në rrënjë. Nevojitet një qasje dhe luftë e re kundër krimit dhe korrupsionit.
Sakaq, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka dalë kundër Qeverisë teknike dhe kundër që Bashkimi Demokratik për Integrim të propozojë kryeministër për Maqedoninë e Veriut.
Në intervistë për Kanal 5, Mickoski tha se duhet të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe të shfuqizohet edhe Qeveria teknike si nocion.
“Nuk shoh më shumë nevojë për Qeveri teknike, për shumë arsye. E para, për mua, si qytetar, si politikan është nënçmuese që partia e cila kohës së fundit është në qendër të skandaleve, dhe ajo është që Bashkimi Demokratik për Integrim të propozojë kryeministër. Nuk e di se çfarë cilësie mund të sjellë ai kryeministër dhe të shtojë vlerë? E dyta – vlerësoj se shteti që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Europian, duhet të tregojë pak përgjegjësi, gjegjësisht pjekuri dhe ne duhet të tregojmë se jemi të pjekur”; tha Mickoski duke shtuar se duhet të ndryshohet Kodi Zgjedhor dhe të fshihet pjesa e Qeverisë teknike.



