LSDM, e cila dikur premtonte “një shoqëri të drejtë për të gjithë”, sot është thjesht një makinë propagande që po përdor mashtrimin dhe populizmin! Nën udhëheqjen e Venko Filipçes, shëndetësia ishte në kolaps, duke lënë qytetarët në pasiguri dhe dhimbje.
Kur Filipçe ishte ministër, shëndetësia ishte në vdekje klinike! Spitalet pa pajisje, klinikat dhe spitalet të mbytyra në borxhe, dhe me staf mjekësor të shkurtuar që mezi mund të punonte. Pasiguria dhe dështimi ishin udhërrëfyesit e tij! Filipçe dhe LSDM ishin pjesë e skandaleve të shumta, duke filluar nga spitali modular në Tetovë, Durnmo Tours, Onkologjia dhe blerja e vaksinave kineze.
Ai bashkë me BDI-në lanë shëndetësinë të mbytur në pasiguri, duke përdorur punonjësit shëndetësorë si vegla elektorale!
Por, me Arben Taravarin në krye, kjo praktikë shkatërrues po merr fund! Pasiguria po largohet, dhe mbi 1000 punonjës shëndetësorë po sistemohen.
Në vitin e parë të ministrisë së Taravarit, VLEN ka bërë hapa të jashtëzakonshëm për të ndryshuar shëndetësinë! Pas 15 vjetësh, lista pozitive e barnave është përditësuar, duke ndihmuar mijëra pacientë! Vetëm këtë vit, 300 specializantë janë pranuar, dhe 300 të tjerë do të vijnë vitin e ardhshëm!
Ky është një ndryshim real, që e ka sjellë VLEN, jo LSDM! Tani, shëndetësia është në duar të sigurta!
Data 23.09.2026
Aktuale
- E ka marrë shumë malli për prindërit, vajza e martuar e Remzie Osmanit bën gjestin emocionues për nanën dhe babën
- Arabia Saudite kremton Ditën Kombëtare në Tiranë, Presidenti Begaj i ftuar nderi
- BOTA NË FOKUS | Hapen shkollat në Gaza- por, a ka nxënës?
- “Rama e krijoi më herët alibinë për arrestimin e Vlora Hysenit”, Bushati: Është në ngërç, mund të ketë dosje…
- Rreziqet e inteligjencës artificiale: Si të mbrohemi nga sfidat e së ardhmes
- Moment që të këput shpirtin! Laurent Krasniqi dhe gjesti i fundit për nënën, pak para se të ikte nga kjo botë
- Zjarr i madh në autostradën Thumanë-Kashar
- Mickoski takohet me Janšën në Nju Jork: Në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi mes dy vendeve



