Nga koalicioni VLEN, kanë reaguar ndaj komunikatës së BDI-së, sa i përket emërimit të Petar Bogoevskit si drejtor Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane. Sipas tyre, ata kanë qëndrim të qartë lidhur me provokimet e Bogoevskit.
“Koalicioni VLEN ka një qëndrim të qartë lidhur me provokimet e individit Petar Bogoevski, i cili shpesh ndryshon qëndrimet në varësi të interesave personale. Opinioni publik e mban mend si përkrahës i Prokurorisë Speciale, reformator i VMRO-DPMNE-së, e më pas si një nacionalist maqedonas – por vetëm përkohësisht, si me bateri që shpejt harxhohen. Prandaj, është një fyerje tjetër ndaj shqiptarëve kur BDI përpiqet të promovojë idenë se integrimet evropiane të Maqedonisë varen gjoja nga një figurë e tillë.
Çështja qëndron në atë se pse BDI-ja para se të turpërohej kështu nuk e pyeti Talat Xhaferin se si Bogojevski ishte këshilltar shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes? Pse BDI-së nuk i kanë penguar qëndrimet e tij anti-shqiptare kur ishin në koalicion zyrtar me Gruevskin dhe Mijallkovin?
Ndryshe nga kjo klikë e humbur opozitare e BDI-së, ne nuk ankohemi kur gjërat vështirësohen, por luftojmë për korrigjimin sistematik të gabimeve. Me të gjitha pengesat me të cilat ballafaqohemi dhe pasojat e regjimit kriminal të Ahmetit, Grubit, Osmanit dhe vartësve të tyre që trashëguam, ne do të reformojmë sistemin dhe do të ndërtojmë zgjidhje të qëndrueshme për shqiptarët”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Pas lajmeve për ndarjen nga Mateo, Brikena thyen heshtjen në Instagram, ka diçka për të thënë
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Vdekja e papritur pas një trajtimi mjekësor
- “1 mijë orë filmime me eksponentë të PS në video erotike dhe korruptive”, deklarata e fortë e Pandeli Majkos në Asamble: Kam informacione. Jepni dorëheqjen para se…
- Zelensky zbulon propozimin e SHBA-së: Ukraina të tërhiqet nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës



