Nga koalicioni VLEN kanë njoftuar se me sukses kanë përmbyllur procesin e harmonizimit të programeve me VMRO-DPMNE-në dhe se është arritur marrëveshje që kryetar i kuvendit të jetë Afrim Gashi.
Më tej në komunikatë thuhet se grupet e punës do të vazhdojnë negociatat për eshalonin e dytë dhe të tretë.
“Grupet punuese të VLEN-it, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve, dhe VMRO DPMNE-së si fituese e zgjedhjeve, në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë me sukses e kanë përmbyllur harmonizimin e programeve zgjedhore dhe kanë arritur marrëveshje që për kryetar të Parlamentit të propozohet Afrim Gashi. Ndërkohë njoftojmë opinionin se grupet punuese intensivisht vazhdojnë negociatat për eshalonin e dytë dhe të tretë. Shumë shpejt si shtet do të kemi një qeveri evropiane, e përkushtuar për rritje ekonomike, investime dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 12.09.2026
Aktuale
- Ilda Zhulali: Rikthimi; Një shpresë e re për Shqipërinë
- Andonovski: Patent-shoferi dhe letërnjoftimi në telefon, aplikacioni “m-shërbime” gati për testim
- Xi: BRICS është platforma më me ndikim në botë për bashkëpunimin e tregjeve në zhvillim
- “Liria Ka Emër” falënderon rreth 100 mijë qytetarë për Marshin për Liri: Më 16 shtator presim lirinë për çlirimtarët
- Aksident në Strazhë, humbi jetën një futbollist, tre tjerë u lënduan
- Aksident në Strazhë, humbi jetën një futbollist, tre tjerë u lënduan
- Persona të maskuar mbërrijnë me trotinetë dhe u vënë flakën 20 dyqaneve në Shuto Orizarë (VIDEO)
- Nis punën centrali i ri i kogjenerimit në “Shkupi Veri”, investim prej 2.5 milionë eurosh



