Alsat 2019-05-04T15:34:16+02:00
Në hartë është e vendosur e ashtuquajtura zonë kufizuese me kufizime të lëvizjeve. Me ngjyrë të verdhë, të kaltër dhe të kuqe janë shënuar hyrjet në shesh për qytetarët që do të dëshirojnë të marrin pjesë në liturgji. Në hyrje do të ketë kontrolle të larta të sigurisë, ndërsa do të kalohet me biletë falas dhe dokument identifikimi personal. Por, për të hyrë në zonën “Ringu i Vogël”, e cila do të jetë e siguruar në nivel të lartë dhe të vazhdoni drejt sheshit, do të duhet të kaloni në njërën nga nëntë hyrjet. Ato janë pikat me yll të bardhë. Një hyrje e tillë do të ketë për shembull, në rrugën Dame Gruev tek Ministria e Financave. Që t’i kaloni këto kontrolle sigurie do t’i duhet vetëm letërnjoftimi ose pasaporta. Në hartë, me linja të kuqe janë shënuar rrugët e mbyllura për trafik. Për shembull, bulevardi Filipi II do të jetë i mbyllur së bashku me Urën te Holiday Inn, rruga përpara Parlamentit dhe drejt “Rekordit”. Rekomandohet që shoferët të vozisin në rrugët larg qendrës. Për t’u anashkaluar qendra e qytetit mund të përdoret, për shembull, udhëkryqi te Qeveria. Bulevardi “Ilinden” do të jetë i hapur për trafik, si dhe bulevardi “Goce Dellçev”, i cili përmes urës na shpie drejt kompleksit të gjykatave. Bregu i lumit Vardar nga të dyja anët është zonë e ndaluar për çdo lëvizje, ndërsa të mbyllur do të jenë Ura e Gurit dhe urat e tjera për këmbësorë. Për vizitën e Papës, autoritetet i riparojnë gropat në autostradë. Ndërrohen poçet e djegura të ndriçimit rrugor, rregullohet gjelbërimi dhe ngjyrosen pikat e kalimit të këmbësorëve.
“Më herët atë e bënin kur vinte kryetari Tito”.
“Rruga duhet të jetë për ne, e jo për një ditë.”
“Le të ketë raste të tilla më shpesh, qyteti do të jetë më i bukur”.
Për liturgjinë që duhet të mbahet nga Papa Françesku, tashmë është vendosur edhe bina në sheshin Maqedonia.
ALSAT
Loading…



