6 Shkurt 2019 / 16:32
Sot u zhvilluan edhe dhjetëra intervistat e fundit me kandidatë për Komisionin antikorrupsion. Inspektori financiar, e më vonë edhe avokat që tashmë është në pension, Zoran Petroviq, thotë se mbi 30 vjet po lufton kundër korrupsionit, por kontribut në luftën kundër këtij fenomeni negativ mund të japë edhe më tej.
Shtet i kapur, shtet i korruptuar, sado që ka ekzistuar ai komision, nuk mund të pritej nga ajo shtatëshe e shquar, madje edhe unë të futem në atë përbërje me aq përvojë, nuk mundemi menjëherë të bëjmë ndonjë çudi- tha Zoran petkoviq, kandidat për anëtarë të KSHPK.
Edhe avokatja Svetllana Popova vlerëson se vendi i saj duhet të jetë në komisionin antikorrupsion. Para komisionit ajo theksoi se të gjithë ne mund të jemi anëtarë të komisionit antikorrupsion, por të mos mbetemi vetëm me fjalë. Pasi u pyet nëse ka ndonjë lidhje me partitë politike, Popova pohoi se është ish anëtare e një partie, por sipas saj, kjo nuk është e kundërligjshme.
Për momentin patjetër të punohet në represionin. Në kuptim të asaj që korrupsioni të bëhet profesion joprofitabil. Nëse ju dënoni një person të caktuar për vepër penale që hyn në veprat e tilla penale për korrupsion, ndërsa më pas atij i mbeten të gjitha përfitimet, atëherë nuk ka represion- pohoi Svetllana Popova, kandidate për anëtarë të KSHPK.
Mes kandidatëve të fundit ishte Shemsi Salai. Shkollën e mesme dhe arsimin e lartë e ka kryer jashtë vendit, gjegjësisht në Kroaci dhe Kosovë, ka magjistruar në Universitetin e Tetovës, ndërsa në atë të Shkupi e përgatit doktoratën. Momentalisht punon si udhëheqës sektori për resurse njerëzore në komunën e Vrapçishtit.
Më ka kryer ndonjë punë, apo doktori ka operuar ndonjërin nga familja juaj dhe ju jeni të kënaqur nga kjo, pavarësisht a është ai vëllai juaj apo jo. Nëse ju keni dhe financiarisht jeni të fuqishëm, dhe i jepni shumë më tepër sesa ju ka kërkuar ai. Pra, ne vetë nxisim disa gjëra- tha Shemsi Salai, kandidat për anëtarë të KSHPK.
Deri nesër në mëngjes Komisioni për zgjedhje dhe emërime duhet të vendosë kush do jenë shtatë anëtarët e Komisionit antikorrupsion nga gjithsej 57 kandidatët e intervistuar. Më pas deputetët në seancë plenare do duhet të votojnë. Ndryshe, reagime në opinion nxitën disa nga kandidatët, mes të cilëve edhe njeriu që e bëri lustrimin e Sllavko Janevskit. Anëtarë i antikorrupsionit dëshiron të bëhet edhe një prokuror publik i cili tha se ka marrë telefonata nga deputetë që kanë pyetur rreth lëndëve që i ka ai, pastaj ka edhe disa kandidatë që janë donatorë dhe ish anëtarë të partive politike si dhe një familjarë i largët i një ministri aktual.
Ile Spasevski
Loading…


