Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i refuzoi të gjitha ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ndërsa kundër vendimit të KSHZ-së, shtruesit e listave kanë mundësi të dorëzojnë padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit.
Gjykata Administrative obligohet pas ankesës të sjellë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të saj.
KSHZ dje në seancë i shqyrtoi dhe i hodhi poshtë të gjitha ankesat e parashtruara në procedurën për votim, përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Nga gjithsej 89 ankesa të parashtruara nga BESA, janë refuzuar 88, ndërsa një ankesë është tërhequr nga partia.
Janë hedhur poshtë edhe të gjitha 13 ankesat e parashtruarat nga Aleanca për Shqiptarët për votimin në Strugë, si dhe ankesa e parashtruar nga LPM.
Data 20.05.2026
Aktuale
- Hoxha: VLEN kundër Denion Meidanit ndërsa presin në Kumanovë Aleksandar Vuçiçin
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga
- “U detyrua të pinte fotoksinë apo…?”- Motra e Xhuana Nikollit ngre dyshime të forta dhe paralajmëron Eraldo Fizin: Kudo të fshihesh…
- “Elita Masha” pas lajmit për largimin e ambasadorit Denion Meidani: “Mund të largohet Denioni, por jo fryma që ai mbolli.”
- “Mam, bab, s’ju kam koritur!”- Trondit motra e Xhuana Nikollit: Ja çfarë shkruante ne letrën e fundit

