Deponia, kanali kryesor, mungesa e ujit për pije dhe kanalizimit, rrugë të shkatërruara dhe mungesa e investimeve, ishin temat qendrore që u debatuan me kandidatët për kryetarë të Komunës së Haraçinës në edicionin e dytë të emisionit “Studio e hapur”, drejtuar nga Ismail Sinani dhe Arben Zeqiri.
A është koha tani që Haraçina të hyjë nën ombrellën e LSDM-së?
Çfarë thotë kandidatja e kësaj partie dhe oponentët e saj nga partitë shqiptare?
Edhe në këtë edicion mungoi kandidati i BDI-së, të cilit po ashtu publikisht iu parashtruan pesë pyetje.
Ndiqeni emisionin “Studio e hapur”, të martën në orën 20:30, në TV SHENJA.

