Qyteti Shkupit vazhdon të shënon rritje të pozitës, për sa i përket ajrit të ndotur, me çka nga vendi i shtatë që ishte të shtunën, sot kryeqyteti radhitet i pesti në botë me ajër më të ndotur.
Sipas vlerave të fundit të matura, përqendrimi i grimcave PM10 në ajrin, në qendër të Shkupit është 276 µg/m3, që është vlera më e lartë në mesin e të gjitha stacioneve matëse në vend.
Edhe në pjesët tjera të vendit, ndotja mbetet e lartë: 178 µg/m3 është regjistruar në Strumicë, 158 µg/m3 në Kërçovë, 152 µg/m3 në vendbanimin Lisiçe në Shkup, 118 µg/m3 në Gostivar dhe 110 µg/m3 në Ohër.
Këto vlera i kalojnë kufijtë e lejuar, veçanërisht në qendër të Shkupit, ku përqendrimet janë jashtëzakonisht të larta.
Para Shkupit, në listë me ajrë më të ndotur në botë, janë listuar vetëm, qyteti Lahore i Pakistanit, Delhi i Indijës, më pas kryeqyteti i Irakit-Bagdad dhe Tashkenti i Uzbekistanit.
Kujtojmë se me uljen e temperaturave, e sidomos në këtë periudh të vitit, ajri i ndotur në Shkup është bërë e zakonshme, ndërsa për këtë deri në këto momente nuk është marrë asnjë masë nga qeveria, pasi mjekët vazhdimishtë bëjnë apel për të bërë kujdes maksimal nga ajri ndotur, e sidomos personat mbi 60 vjet, gratë shtatzëna dhe të sëmurit kronik. Mjekët gjithashtu bëjnë apel që mos të dilet jashtë pa nevojë, ndërkaq, ata që dalin të mbajnë maska mbrojtese, sepse thithja e ajrit aktual i cili është tejët i ndotur shkakton simptoma të ndryshme në organizëm, por më e theksuar është vështirësia në frymëmarrje.
Samir Mustafa /SHENJA/