Mbojtja në Lagjen e Trimave kërkon zbardhjen e plotë të rastit me ekspertiza shtesë dhe dëshmi zyrtarësh. Gjatë seancës së sotme prej kur seancat do të jenë të rezervzara për avokatët dhe të akuzuarit, avokatja Artene Ademi i tha gjykatës se janë një dëshprim për ta, pasi nuk kanë lejuar dëshmitarë dhe prova që mund të hidhnin dritë mbi rastin. Sipas avokates Ademi, aktakuza e prokurorisë nuk korrespondon me provat që i kanë nxjerrë në seancë, dhe madje duke marrë parasysh se nuk ka ekspertizë të zërave të personave që flasin në bisedat e përgjuara, edhe vendimi i bazuar në këto prova do të jetë gjysmak.
“Nëse prokuroria dhe gjykata pretendojnë në këto rrethana të përmbyll procesin gjyqësor për rastet e dhimbshme të pranverës së vitit 2015, atëherë ne do të kërkojmë rihapjen e shqyrtimit kryesor dhe pranimin e të gjitha dëshmive të propozuara të mbrojtjes, me qëllim zbulimin e organizatorëve të vërtetë”, deklaroi Artene Ademi Iseini, avokate.
Iseini e quajti këtë proces si një shembull të keq nga i cili duhet të mësojnë gjykatësit dhe prokurorët pasi procesi ka arritur tek fjalët përfundimtare ndërsa ende nuk dihen as kokat e operacionit në Lagjen e Trimave.
“Opsioni i vetëm në këtë kualifikim dhe me provat e deritanishme më mbetet të kërkoj lirimin nga akuza e të gjithë të akuzuarve”, shtoi ajo.
Edhe në seancën e sotme disa prej të akuzuarave lëshuan sallën në shenjë bojkoti. Shtatë persona i thanë gjykatëses se nuk duan të jenë prezent në një sallë ku nuk ka drejtësi.
“Bojkotoj. Dua të dal prej këtu pasi kam kërkuar po nuk keni pranu as dëshmi e as dëshmitarë. Dua ta laj fytyrën para kombit tim. Le ta dinë se a kam ardhur për para ose për komb. Ne po dojmë me ditë se kush na ka tradhëtu”, tha Valdet Zekaj.
Po gjykatësja ua bënte me dije se kështu vetëm e dëmtojnë vetveten pasi nuk janë plotësisht të informuar dhe nuk munden të japin mbrojtje kualitative për veten.
Në fjalën përfundimtare të seancës paraprake, prokuroria kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtor duke theksuar se kanë dëshmi të forta se personat prezent në sallë janë kryerësit e veprave penale. Për nesër është caktuar një seancë tjetër gjyqësore e këtij procesi ndërsa nga 12 shtatori seanca do të ketë thuajse çdo dy ditë.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
(VIDEO) Rasti i Kumanovës, avokatja: Me këto… by tvshenjaofficial

