Personi i cili tërhoqi për flokë deputeten e LSDM-së Radmilla Sheqerinska ballafaqohet me aktakuzë nga Prokuroria Publike e Shkupit. Ai akuzohet për veprën “Dhunë” ndërsa rrezikon të dënohet nga tre deri në dhjetë vite burg.
“Prokuroria Publike Themelore- Shkup në lidhje me ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më datë 27.04.2017, ka iniciuar hetim kundër një personi për veprën penale ‘Dhunë’ nga neni 386 paragrafi 6, në lidhje me paragrafët 3 dhe 1 nga Kodi Penal”, thuhen në njoftimin e Prokurorisë Publike Themelore.
Nga Prokuroria thonë se pas përfundimit të procedurës hetuese deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1 është ngritur edhe Aktakuzë kundër të dyshuarit.
“Personi ngarkohet se gjatë kohës së ngjarjeve në shtëpinë ligjvënëse ka kryer dhunë të ashpër, duke tërhequr për flokë deputeten në Kuvendin e Maqedonisë. E dëmtuara në ngjarjen ka marrë lëndime të rënda trupore”, thuhet më tej në njoftim.
Kujtojmë se më 27 prill në Kuvend u sulmuan deputetë e shumicës së re parlamentare. Në mesin e atyre që pësuan më keq ishte kryetari i LR PDSH-së, Ziadin Sela si dhe kryeministri i tanishëm i vendit Zoran Zaev.
Situata në Kuvend u përshkallëzua pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të ri të Kuvendit.
Enis Murtezi
Prokuroria ngre akuzë për sulmin ndaj Sheqerinskës by tvshenjaofficial
Data 15.06.2026
Aktuale
- Mickoski flet për rikonstruimin e Qeverisë
- “Gjenerali”, u arrestua në Belgjikë, ja si ka ndryshuar Gerd Gjinarari, i dënuari për vrasjen e Naim Zyberit! Pritet ekstradimi (FOTO)
- Kryeministri paralajmëron uljen e çmimi të naftës
- Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të shënojë një nga ditët më të errëta për marrëdhëniet ndëretnike dhe për frymën e MO-së
- Logos-A sjell librin “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)” të autores Merjem Gashi
- Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash
- Qeveria dënon ashpër aktin vandal të djegies së automjeteve me status diplomatik në afërsi të Ambasadës së Bullgarisë
- “Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi

