[embedded content]
Dy persona kanë humbur jetën pas një përleshje me armë mes dy grupeve me veturat e tyre në lëvizje.
Rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “FranklinRuzvelt” ku persona të panjohur nga një veturë e zezë kanështënë me armë zjarri ndaj veturës SeatAltea, në të cilën ndodheshin viktimat.
“Të premten në mbrëmje në ora 23-45 minuta, para objektit të prokurorisë speciale, janë vrarë dy persona, kurse i treti po lufton për jetë”
Sipas të dhënave jozyrtare, në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë NaimAjeti nga Hasanbegu, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy personat tjerë që ishin në veturë, F. A. dhe A. P.
Të dy viktimat janë dërguar në spital me shenja jete, por A.P. nuk ka mundur t’i përballojë plagët, me çka ka ndërruar jetë në spital. Personi i tretë është jashtë rrezikut për jetë.
“Diku rreth 30 minuta pas mesnate në qendrën urgjente kirurgjikale nga ndihma e shpejtë u sollën tre paciente nga të cilët, për fat të keq të njeri vetëm se u konstatua vdekja, ndërsa dy të tjerët u hospitalizuan në njësinë e mjekimit intensiv.Dy ore pas pranimit, edhe përkrah angazhimit maksimal të ekipeve mjekësore, si pasoje e lëndimeve serioze, i lënduari i dytë nderoi jetë. Ndërsa pacienti i trete ju nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale deri në orët e hershme të mëngjesit, dhe për momentin gjendja e tij është stabile, në aparat për frymëmarrje artificiale, deklaroi mjeku kujdestar, Albet Lleshi.
Motivi i kësaj vrasje, ende nuk dihet. Policia ka kryer ekspertizën e ngjarjes dhe po heton sulmuesit, si dhe motivet e mundshme të vrasjes.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupat e dy personave të vdekur u dorëzuan për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Kriminalistikës dhe Deontologjisë mjekësore. Automjeti “SeatAltea” është dhënë për hetime të mëtutjeshme.
Përgatiti: Zimer Jashari
Data 15.06.2026
Aktuale
- Mickoski flet për rikonstruimin e Qeverisë
- “Gjenerali”, u arrestua në Belgjikë, ja si ka ndryshuar Gerd Gjinarari, i dënuari për vrasjen e Naim Zyberit! Pritet ekstradimi (FOTO)
- Kryeministri paralajmëron uljen e çmimi të naftës
- Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të shënojë një nga ditët më të errëta për marrëdhëniet ndëretnike dhe për frymën e MO-së
- Logos-A sjell librin “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)” të autores Merjem Gashi
- Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash
- Qeveria dënon ashpër aktin vandal të djegies së automjeteve me status diplomatik në afërsi të Ambasadës së Bullgarisë
- “Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi

