2 Gushti është shënuar sot pothuajse në të gjithë vendin, dhe duke mos munguar as urimet nga krerët shtetëror. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dërgoi një mesazh urimi me rastin e 2 gushtit, Ilindenit – Ditës së Republikës, duke theksuar se në këtë festë të dritës kujtojnë luftën për republikë të lirë maqedonase që filloi nga populli i Ilindenit dhe vazhdoi nga pjesëmarrësit në luftën. Prosperiteti i shtetit, emigracioni i të rinjve dhe integrimet evropiane ishin temat që trajtoi kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova në Qendrën Përkujtimore të KAÇKM-së në Pelincë, me rastin e kësaj feste.
GORDANA SIJANOVSKA DAVKOVA,PRESIDENTE E MAQEDONISË SË VERIUT
“Këtë betejë do ta fitojmë vetëm me europianizimin e shtetit, me shtetin ligjor, me luftën kundër korrupsionit, me institucione efikase, me ekonomi konkurruese, me vlera demokratike dhe kulturë politike demokratike, me të drejtat dhe liritë e njeriut. Së fundi, me sisteme funksionale që do të mund të përballojnë zjarret, përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore. Për të fituar këtë betejë, ne duhet të përfshijmë të rinjtë në çdo fazë të vendimmarrjes që prek ata dhe të ardhmen e tyre. Nuk duhet të marrim vendime për rininë pa rininë. Kjo betejë është edhe beteja e tyre, beteja juaj, të cilën mund ta bëni vetëm këtu, në atdheun tuaj”.
Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në fjalimin e tij për festën e Ilindenit ka deklaruar se Ilindeni është thelbi i vizionit, bashkimit, guximit, një kujtesë e vlerave të përbashkëta rreth bashkimit, të cilat i festojnë dhe kremtojnë.
AFRIM GASHI,KRYETAR I KUVENDIT 4:56
“Sot po e kremtojmë Ilindenin, po festojmë në Krushevë, në Pelincë, në Shkup dhe në gjithë vendin, prandaj jam i nderuar që sot duke e shënuar 80 vjetorin e mbledhjes së parë të KAÇKM-së, pikërishtë mua si kryetar i Kuvendit, më takoi nderi që tju drejtohem nga ndërtesa e shëtpisë ligjëvënëse, ku ka vepruar edhe presidiumi i parë i KAÇKM-së. Përveq kësaj, jam shumë i nderuar që në këtë festë të rëndësishme për gjithë qytetarët e vendit tju drejtohem si kryetar i Kuvendit të RMV-së, e cila sot është e lirë, e pavarur, demokratike dhe progresive”.
Lufta nuk ka përfunduar, por ende vazhdon. Kështu u shpreh në fjalimin e tij kryeministri Hristijan Mickoski, duke shtuar se pjesa më e rëndësishme e çdo lufte është uniteti.
HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Ne luftojmë me çdo fjalë që flasim, në çdo veprim që bëjmë, me çdo ëndërr që kemi për një të ardhme më të mirë. Lufta për të ardhmen, lufta për Maqedoninë në duart e popullit është obligim ynë. Kjo është lufta e brezit tonë me të cilën ne lëmë gjurmë në kohë, duke besuar fort në drejtësinë dhe madhështinë e saj. Lufta vazhdon, ilindenasit dhe partizanët me armë në dorë për liri, ne me mendje, vizion dhe energji për një të ardhme që e meriton çdo njeri në Maqedoni. Dhe ne nuk kemi mundësi ta humbim këtë luftë dhe vetëm së bashku, në unitet të madh dhe me përkushtim të madh, do ta fitojmë”.
“T’i kthejmë vlerat aty ku i takojnë – ata që kanë shkelur ligjin të mbajnë përgjegjësi, punëtorët të paguhen me rroga të mira, të rinjve tu ofrohet mundësi më të mirë për të ardhmen, fermerët të jenë të kënaqur, mjekët të respektohen”, ishte porosia e të parit të qeverisë, Hristijan Mickoski, i cili vendosi edhe kurora lulesh.
2
Samir Mustafa /SHENJA/