Sikur nuk i mjaftoi ta quaj Republikën e Kosovës, “Kosova dhe Metohija” në webfaqen e Ministrisë për Mardhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, jo që nuk ka kërkuar falje për bindjet e tij personale që i shpalosi në këtë dikaster që ju përkon të gjithë qytetarëve, por ai në një postim në Facebook ka njoftuar se ka pranuar dekoratë “Vojvoda Vuk” nga shoqata serbe e vullnetarëve të luftës 1912-1918.
Në memorjen e bashkëqytetarëve të Zv/kryeministrit, Stoilkoviq, pra shqiptarët, të cilët i përfaqëson ai, kjo periudhë, ngelet si periudha më e vështirë dhe më e kopshme, pasi gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, popullata civile në territoret e sotme të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht shqiptarët, u përballën me spastrim etnik, masakra dhe zhvendosje masive. Burime historike dëshmojnë për djegie fshatrash të tëra shqiptare, përdhunime, tortura dhe ekzekutime masive.
Ndërkaq, për këtë, reagim sot ka bërë Bashkimi Demokratik për Integrim, të cilët e cilësojnë si akt ofendues dhe provokues, pasi sipas tyre, kjo është një ironi tragjike që një zyrtar qeveritar, i cili udhëheq ministrinë përgjegjëse për marrëveshjen e Ohrit dhe përfaqëson një shtet që duhet të promovojë pajtim dhe bashkëjetesën dhe jo të publikon atë si mirënjohje.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Këto krime jo vetëm që lanë plagë të thella te populli shqiptar, por edhe forcuan ndarjet dhe tensionet etnike që ende ndihen sot. Ky akt nuk është asgjë më pak se një përpjekje për të legjitimuar krimet e së kaluarës dhe për të fyer kujtimin e mijëra viktimave shqiptare. Nderimi i kujtimit të viktimave dhe pranimi i të vërtetave historike janë themeli i vetëm për pajtim dhe të ardhme të përbashkët”.
BDI thekson se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk do të heshtin përballë tentativave për të legjitimuar padrejtësitë e historisë.
Kujtojmë se Stolikoviq mungoi në mbledhjen ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, e cila u mbajtë në muajin nëntor të vitit kaluar në Prishtinë, ndërsa kryemistri Hristijan Mickoski, mungesën e tij e arsyetoi duke thënë se ai digjej nga dëshira të ishte prezentë aty, po ka pasur disa obligimi që nuk i’a kanë mundësuar udhëtimin e tij për në Kosovë.
Samir Mustafa /SHENJA/