[embedded content]
Edhe pse në moshë dhe me pengesa në lëvizje, deputetët e përbërjes së parë erdhën në Kuvend për ta shprehur përkrahjen për marrëveshjen me Greqinë.Feriz Sadiku i Partisë Popullore, është njëri prej deputeteve që e kishin më rënd që të ngjiten në katin e dytë të Kuvendit. Pas 27 vjetëve po kthehet në ndërtesën e institucionit ligjdhënës, por kësaj radhe jo për ta bojkotuar votimin e kushtetutës, por për të bërë thirrje që të votohet në referendum, i bindur se anëtarësimi do të sjell të mira për të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe barazinë për shqiptarët.
“Për shkak të situatës së tanishme për shkak të referendumit, e pash të arsyeshme që pas 27 vjetëve edhe kështu siç jam me handikap, e pash të rrugës që të vijë këtu.Sipas mendimit tim, shqiptarët vetëm mundet të përfitojnë, nuk mund të humbin.27 vjet e pamë se nuk kishte mundësi tjetër se si të dalim nga kjo baltë”, tha Feriz Sadiku, ish deputet.
Bashkë me të erdhi edhe kryetari i parë i Kuvendit në Maqedoninë pluraliste, Stojan Andov.
“Prej vitit 91 e këndej, shumë rëndë unifikoheshim. Shumë rëndë ishte që maqedonasit në mes vete të merren vesh, kishin një sjellje militante në mes vete. Edhe me rëndë ne nuk mundeshim ta gjejmë formën e unifikimit edhe me shqiptarët, por edhe me përfaqësuesit e etnive tjera tek ne. Kjo na kushtoi shumë dhe e paguam shtrenjtë. Për disa punë vdiqën edhe njerëz.Sot në Maqedoni ekziston unitet formal… Unitet mes maqedonasve, shqiptarëve dhe të gjitha bashkësive tjera etnike”, tha Stojan Andov, Kryetar i parë i Kuvendit.
Të bashkuar për referendumin ishin edhe disa ish-deputet të VMRO DPMNE-së, kurse njëri prej tyre është edhe nga pjesa e Greqisë, që maqedonasit e konsideronin si Maqedonia e Egjeut.
“Unë jam i bindur se Maqedonia asnjëherë më nuk do të fitojë një marrëveshje kaq të mirë. Në Greqi asnjëherë nuk do të ketë kryeministër siç është Ciprasi.Unë e kam prejardhjen prej Maqedonisë së Egjeut, prindërit e mi janë lindur atje, në luftën qytetare, nëna ime e humbi vëllain dhe motrën dhe mund lirshëm të them se të gjithë kryeministrat e deritanishëm vijnë nga ai mentaliteti monarko-fashist që ka sunduar me Greqinë me vite. Cipras është kryeministri i vetëm familja e së cilit vjen nga Armata Demokrate Greke, të cilët luftuan me paraardhësit tanë”, tha Mihaill Panovski, ish deputet i VMRO DPMNE-së.
E ish deputetja e VMRO DPMNE-së, Ratka Dimitrova, e takoi para Kuvendit Vllatko Gjorçevin, i cili është një ndër deputetet që më së zëshmi e kundërshton marrëveshjen. Nuk e la pa i treguar se pse ajo është më patriote se ai.
“Përse ju jeni më patriot se zonja e cila sapo u prononcua se do të votoj në referendum dhe dha përkrahje për marrëveshjen!?Patriotët e vërtetë të VMRO-së janë të gjithë me mua dhe atë e bisedonim me Vllatkon. Mos ti thyejnë dhe ti pjekin në hell qytetarët… Ata janë shumë të brengosur nga VMRO-ja.Kemi mendime të ndryshme për shumë punë dhe qëndrime të ndryshme. U pajtuam se nuk pajtohemi”, u shpreh Ratka Dimitrova, Vllatko Gjorçev.
Përgatiti: Furkan Saliu
Data 15.06.2026
Aktuale
- Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të shënojë një nga ditët më të errëta për marrëdhëniet ndëretnike dhe për frymën e MO-së
- Logos-A sjell librin “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)” të autores Merjem Gashi
- Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash
- Qeveria dënon ashpër aktin vandal të djegies së automjeteve me status diplomatik në afërsi të Ambasadës së Bullgarisë
- “Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi
- Sot protesta e 16-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen
- Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup
- Mundësi të reja për studentët dhe administratën

