Gjykata Themelore e Shkupit ka vendosur që t’i heq nga lista e provave “bombat” e ish opozitës në rastet “Tenderi”, “Toplik” dhe “Tortura”, për ndërtimin e qytetit “Sonçev Grad”, për projektin “Shkupi2014” dhe për dhunën ndaj Lube Boshkovskit. Këshilli për vlerësimin e aktakuzës gjatë vendimarrjes ka theksuar se bisedat telefonike janë siguruar në mënyrë të paligjshme, me shkeljen e lirive dhe të drejtave Kushtetuese. Vendimet nuk janë të plotëfuqishme pasi ka mundësi për ankesë brenda tre ditëve.
Prokuroria Speciale paralajmëroi se brenda këtij afati do të përgatisin ankesën e tyre. Këtij vendimi i parapriu një raund i debatit lidhur me atë se a janë ose jo “bombat” prova valide, pasi Gjykata Themelore fillimisht i hoqi inçizimet nga lista si prova të paligjshme, në disa raste të PSP, ndërsa Apeli vazhdimisht kthente përgjigje pozitive se bombat duhet të përdoren në proces pasi me formimin e PSP kanë hyrë në legjislativin e Maqedonisë.
“Bombat” tashmë janë pranuar si prova në rastin “Treqind” dhe në rastin “Shuplakat e Zhernovskit” për dhunën në komunën Qendër, me të akuzuar Nikolla Gruevskin. Ky proces do të vazhdojë nesër pas shumë tentativave për të filluar gjykimit pasi për shkak të numrit të madh të të akuzuarve, çdo herë kishte mungesa të personave të caktuar.
Ferikan Iljazi Arifi src=”https://www.youtube.com/embed/14MLZri95es” width=”560″ height=”315″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]

