Dy ditë para zgjedhjeve, Lista zgjedhore është e përfshirë në një kaos të parregullsive. Kështu vlerësojnë nga Organizata joqeveritare “Civil”. Xhabir Deralla, deklaroi se KSHZ patjetër duhet ta fokusojë përgjegjësinë tek individë dhe grupe të cilët janë përgjegjës për kaosin e shkaktuar në Listën zgjedhore. Civil kërkon nga të gjithë aktorët, që në mënyrë kategorike të garantojnë zgjedhje të ndershme dhe në atmosferë të qetë dhe demokratike pa dhunë.
“Maqedonia i pret këto zgjedhje kritike për Maqedoninë, në kohë kritike për Maqedoninë me havari të pltoë të Listës zgjedhore dhe me të gjitha kryqëzimet në terren dhe ato softuerike ne kemi num[ër të madh të njerëzve të cilët u humbën disa ditën e fundit nga lista zgjedhore. Fantomët nuk janë fshirë por vetëm migruan nga njëra adresë në tjetrën”, tha Xhabir Deralla nga organizata “Civil”.
Parregullsitë në adresën online të Listës zgjedhore, sipas Xhabir Derallës, nuk mund të arsyetohen vetëm me ndonjë sulm të hakerëve ose gabime në sistem. Për shkak të ankesave të mëdha të qytetarëve për parregullsi, Deralla kërkonë të marrin garanca të qarta dhe të padyshimta se më 11 dhjetor qytetarët do ta realizojnë të drejtën e votës.
“Vetëm në periudhën nga 5 deri në 8 dhjetor mbrëmë, në Civil erdhën mbi 600 qytetarë të revoltuar dhe shqetësuar të cilët nuk mund të gjenden në Listën zgjedhore në këtë moment. Ne dokumentuam, i lolalizuam i mblodhëm adresat emrat dhe mbiemrat e mbi 100 qytetarëve dhe do ti dërgojmë menjëherë pas kësaj konference për shtyp në këtë institucion dhe tzë kërkojmë të paktën për ato të rregullohet e drejta e votës”, theksoi Deralla.
Përfaqësuesit e “Civil” kërkojnë nga KSHZ që të dërgojnë instruksione të qarta deri tek të gjitha bordet zgjedhore dhe komisionet komunale zgjedhore që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve që kanë probleme nëditën e votimeve me qëllim që ta realizojnë të drejtën e tyre për të votuar. Nga “Civil” qytetarëve u apelojnë që mos frikësohen të votojnë, ndërsa partive politike dhe institucioneve u bëjnë apel që të sigurojnë zgjedhje korrekte të lira dhe demokratike dhe të shmangin dhunën.
Mefail Ismaili /SHENJA/
CIVIL: Dy ditë para zgjedhjeve, lista e… by tvshenjaofficial