Në videon më poshtë mund të shihni gjendjen e mjerueshme të rrugëve hyrëse të Sarajit. Projekti që përfshinte zgjerimin e rrugës hyrëse të Sarajit, që lidh atë me Qytetin e Shkupit në gjatësi prej 664 metrash, deri tek rruga hyrëse për në fshatin Lubin, është lënë përgjysmë.
Ka kohë që nga shpalosja e këtij projekti, ndërsa tani gjendja në të cilën janë këto rrugë, ju shkakton pengesë qytetarëve gjatë kalimit me veturë. Për momentin punimet janë ndërpresë plotësisht, kjo sipas qytetarëve ndodh sepse tani zgjedhjet kanë përfunduar dhe gjithë punimet për kinse rikonstruktimin e rrugëve është bërë vetëm për reklamim politik gjatë fushatës.
“Turp i madh është, janë prishur edhe veturat. Kur ishin zgjedhjet, rrugën kinse filluan ta rregullojnë, ndërsa tani janë bërë katastrofë”, tha njëri nga qytetarët.
“Para zgjedhjeve i kanë bërë kështu dhe i kanë lënë, pjesa e epërme është edhe më keq….i kanë lënë përshkak zgjedhjeve, tash kejt i kanë ndërprerë….veç para votimeve edhe asgjë tash”, tha një qytetar tjetër.
Qytetarë tjerë thonë që, partia shqiptare në pushtet i ka sjellë shqiptarët në këtë gjendje.
“Me pengesa të shumta jo të pakta. Ajo është punë e partive, asgjë tjetër. Sa do të shkoj kjo, deri në gjeneratën e fundit. Por gjithçka u pa, kjo parti duhet të anulohet”, tha njëri nga qytetarët e anketuar.
Shumë qytetarë ngurronin të flisnin nga frika se ju rrezikohet vendi i punës. Prapa kamerave për Tv shenjan ata thonin se nuk është duke u punuar asgjë dhe jo rastësisht punimet janë ndërprerë pikërisht tani, sepse fushata përfundoi dhe këto rrugë do vazhdojnë të mbesin në këtë gjendje edhe për një kohë të gjatë.