Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me re dhe me periudha me diell. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë reshje lokale shiu të herëpashershme që do të vazhdojnë gjatë gjithë natës drejt të martës. Do të fryjnë erëra të forta nga veriu, të cilat përgjatë lumit Vardar do të arrijnë shpejtësi prej 40 km/orë.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 17 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 25 deri në 32 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me re dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët nga veriu. Pasdite, në disa pjesë të luginës do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të bjerë në 18, ndërsa maksimale do të arrijë në 28 gradë.
The post Parashikimi i motit appeared first on TV-SHENJA.


