Pavarësisht deklaratave që gjatë vizitës së nesërme të shefit të diplomacisë greke nuk do të diskutohet për çështjen e emrit, ekspertët vlerësojnë se kjo temë është e pashmangshme dhe se në një mënyrë ose tjetër, ajo do të jetë pjesë e tryezës së bisedimeve. Ish diplomati Nano Ruzhin, vizitën e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, e sheh si një nismë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ai shtoi se Qeveria e Maqedonisë duhet të bëjë hapa konkrete me të cilat do të jepte porosi se ka plane të mira dhe korrekte, me qëllim të tejkalimit të këtij problemi I cili siç tha ai, qëndron aty për më shumë se dy dekada dhe I pamundëson integrimet euroatlantike të vendit.
“Mendoj se edhe përskaj deklaratave se nuk do të flitet për çështjen e emrit, sigurisht në katër sy, nuk mund të iket nga një temë e tillë. Unë këtë e shoh si një lloj hyrje për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Këtu mund të bëjmë disa improvizime, e para se do të merreshin vesh për afatgjatësinë, pra supozoj se ajo çështje do të duhej të zgjidhet kur Maqedonia të futet në BE. E dyta se është se çështja të fillojë të zgjidhet edhe në raport me atë që Maqedonia të bëhet anëtare në NATO me atë referencën me të cilën Greqia nuk do të ishte kundër, por si kthim, Maqedonia duhet të bëjë hapa konkrete, për shembull, të ndërrojë emrin e aeroportit dhe tituj tjerë të ngjashëm“, ka deklaruar Nano Ruzhin, ish diplomat.
Sipas analistit politik, Selim Ibrahimi, shihet një tendencë për përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe zgjedhjen e kontesteve të deritanishme tek Qeveria e re, por për rezultate konkrete është ende herët të flitet. Ajo që duhet të ndiqen me vëmendje, thotë ai, janë raportet që do t’i ndërtojë me Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa shqetësuese e vlerëson faktin që në marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë nuk janë kyçur aspak shqiptarët.
“Qeveria e re duket se ka një qasje tjetër ndaj fqinjëve, pra duke përfshirë Bullgarinë, Greqinë dhe marrëveshja e fundit e cila nga një tendosje të themi diplomatike, u shoqërua me marrëveshje të reja maqedonase-serbe. Tani do të shohim se si do të reagojnë me Shqipërinë dhe Kosovën në UNESCO. Dhe tani me Greqinë e cila siç duket po merr një ndërtim të ri, mirëpo duhet parë se çfarë konkretisht palët do të pajtohen. Ajo që është shqetësuese është mungesa e palës shqiptare në zgjidhjen greke, në çështjen maqedonaso-greke dhe mungesa e opsionit shqiptar në planin maqedonas, pra të Qeverisë së Zaevit, përballë palës greke”, ka thënë Selim Ibrahimi, analist politik
Të dy njohësit e rrethanave politike, përmirësimin e raporteve të Maqedonisë me fqinjët I vlerësojnë si pozitive.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Analistët për vizitën e Kotziasit: Patjetër të… by tvshenjaofficial
Data 21.05.2026
Aktuale
- Këlliçi: Nëse mbron shqiptarët e Maqedonisë – shkarkohesh, nëse i quan idiotë bën karrierë
- VLEN: A po bëhet LSDM fytyra e dytë e BDI-së?
- (VIDEO) EMV ankohet për rastin “Mazuti”, Mickoski pret vendimin e Prokurorisë së Lartë
- (VIDEO) Protestë në afërsi të Bit Pazarit, tregtarët ndaluan mbylljen e vendkalimit ilegal
- Durmishi: Investimi në të rinjtë dhe fuqinë punëtore është çelësi i zhvillimit ekonomik
- Sela thirrje gjitha partive shqiptare: Të bëhemi bashkë për arritjet e tona si shqiptarë dhe për interesë të gjeneratave që protestojnë
- Kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës realizuan takim të përbashkët për një proces zgjedhor demokratik dhe transparent
- VIDEO/ Aksidenti fatal në Shkodër ku humbi jetën 62-vjeçari, dalin pamjet e përplasjes tragjike! makina tenton parakalimin me shpejtësi dhe…

