Nga sot Ministrisë së Punëve të Brendshme do t’ju shtohen edhe 497 policë të rinj. Në Qendrën për Trajnim të MPB-së në Idrizovë, sot u mbajt një promovim solemn i oficerëve të rinj të policisë – gjenerata 2024-2025, të cilët do t’i bashkohen forcave që mbrojnë rendin dhe sigurinë e Maqedonisë së Veriut. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkoski, e përshëndeti këtë gjeneratë të re, duke theksuar se këtë vit MPB-ja do të ketë “djem dhe vajza të Maqedonisë”, të cilët do t’i mbrojnë qytetarët dhe do të punojnë për ruajtjen e sigurisë. Përderisa ju drejtua me fjalim policëve të rinj, Toshkovski ju tha se “Profesioni i policit nuk është vetëm një zgjedhje, nuk është vetëm profesion, por thirrje dhe betim të cilin secili nga ju e pranon me qëllim që t’i mbrojë të afërmit, qytetarët dhe atdheun e tyre të sigurtë”.
PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDHSME
“Kjo nënkupton krijimin, ndërtimin dhe përmirësimin e një force policore moderne, të pajisur, eksperte dhe profesionale, por sigurisht edhe të kënaqur, e cila do të kryejë detyrat dhe detyrimet e saj në mënyrën më ligjore, profesionale, të përgjegjshme dhe transparente në emër të qytetarëve, në emër të popullit të tyre. Në atë drejtim, që nga fillimi është punuar në zgjidhjen e një numri të madh të problemeve që janë grumbulluar ndër vite dhe rezultatet e punës sonë tashmë janë të dukshme”.
I pari i policisë u përqendrua edhe në reformat dhe në përmirësimin e kushteve për punë në kuadër të MPB-së, duke i theksuar në atë kontekst renovimin e tërësishëm të Qendrës për trajnim të MPB-së në Idrizovë dhe riaktivizimin e shkollës së mesme policore. Në fund të ceremonisë, u dhanë falënderime dhe shpërblime për kandidatët më të mirë të gjeneratës së re.
Samir Mustafa /SHENJA/