Vevçani edhe këtë vit nga data 12-të deri në datën 14-të do të jetë teatër në qiell të hapur me shumë kreativitet dhe improvizime dhe qendra e satirës për ngjarjet që e shënuan vitin e kaluar. Karnavali i Vevçanit do të ketë shumë muzikë-sivjet me artisë të vendit. Komuna e Vevçanit njoftoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e “Karnavalit të Vevçanit”, me të cilin shënohet Viti i Ri sipas kalendarit të vjetër. Kryetari i Komunës së Vevçanit, Sasho Jankovski tha se pjesëmarrësit e Karnavalit e kanë lirinë e plotë që përmes kreativitetit dhe improvizimit të shprehin kritikën dhe ironizmin me zhvillimet
shoqërore të vitit të kaluar. “Me energjinë e akumular e cila kulmon gjatë Vitit të Ri sipas kalendarit të vjetër, më 13-14 janar Vevçani shndërrohet në një teatër të hapur dhe qendër joformale e satirës”, tha Jankovski. Ai tha se pret vizitorë të shumtë nga vendi dhe jashtë, nga shkaku se këtë vit, karnavali do të mbahet në ditët e fundjavës.
Ministri i Kulturës Robert Allagjozovski në pres konferencë tha se Karnavali i Vevëanit është bredn i Republikës së Maqedonisë.
Sipas tij ky Karnaval ka arritur të bëjë një gërshetim të traditave me kulturën kritike, ndërkohë që theksin e vendosi tek potenciali që përmes tij të zhvillohet turizmi rural dhe ai kulturor, që është në përputhje me vizionin e ministrisë të cilën e drejton.
“Përkrahja e Ministrisë së Kulturës për karnavalin në fjalë vazhdon edhe më tutje, për çka presim një edicion mjaft të suksesshëm këtë vit, i cili do të paraqesë një bazë të shëndoshë që në të ardhmen të mund të realizojmë idetë tona. Nëse flasim për decentralizim të kulturës, lirisht mund të themi se Karnavali i Vevçanit është një shembull i tillë”, tha Allagjozovski.
Ndryshe, Karnavali i Vevçanit konsiderohet si një nga kuriozitetet më të mëdha unike dhe kulturore në Maqedoni me traditë 1.400 vjeçare.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Drenusha Latifi kritikon ashpër Edona Llalloshin për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës
- Rënia e socialistëve në Serbi: Një histori e humbjes dhe transformimit
- Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit
- Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
- Irena Beqiraj: Cili është pragu optimal për regjistrimin në TVSH?
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë
- Arben Gashi zbulon ambiciet e tij për të udhëhequr LDK-në
- Adelina Thaqi: Një thirrje për drejtësi dhe dorëheqje


