Një 35-vjeçar nga Maqedonia ka ndërruar jetë këtë të martë pas një përleshje me policinë gjermane, në një qendër tregtare në Maastricht të Gjermanisë.
Gjatë një kontrolli nga policia gjermane, ai ka kundërshtuar dhunshëm dhe me këtë rast, të ndihmuar edhe nga kalimtarët e rastit, policia ka arritur ta shtrijë përtokë.
Sipas policisë, shtetasi refugjat nga Maqedonia ka sulmuar policinë pasi kjo e fundit ka dashur ta kontollojë.
Sipas informatave të dëshmitarëve, pasi policia e ka neutralizuar shtetasin në fjalë, ai ka humbur vetëdijen dhe më pas ka ndërruar jetë pas mbërritjes në spital.
Sipas informatave të deritanishme, shtetasi maqedonas ka jetuar që para pak kohësh në Holandë.
Nga autoritetet përkatëse të migrimit, të hënën ai ka pranuar vendimin se duhet të largohet nga territori i BE-së dhe të kthehet në vendlindjen e tij.