Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, sot duhet të vazhdojë gjykimi për
rastin “Ryshfeti”, në të cilin kryeministri Zoran Zaev në cilësi të kryetarit të Strumicës, akuzohet se gjoja ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni nga Strumica Ivan Nikollov, në vlerë prej 160 mijë eurosh për tokë ndërtimi në Strumicë.
Në seancën e fundit gjyqësore mbrojtja e Zaevit ka kërkuar përjashtim të incizimeve nga Masat e veçanta hetimore të publikuara në Ju-Tjub.
Zaev pas seancës e cila ishte më 27 qershor deklaroi se qëllimi i tij është respektimi i plotë i gjykatës dhe zgjidhjeve dhe vendimeve gjyqësore, si dhe se shpreson se do të punojë shpejt dhe do të sillen vendime për, siç theksoi, në fund edhe ai si dhe të gjithë qytetarët ta presin drejtësinë.
Me mbrojtjen, siç tha, kanë menduar nëse duhet që ta publikojnë incizimin e plotë që të mësohet tërë përmbajtja apo të kërkojnë përjashtimin e tij si dëshmi, pas çka kanë vendosur ta shfrytëzojnë
mundësinë e dytë që ia lejon ligji.

