Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë e re për lëndën e PSP-së “Trust” të PSP-së.
Në seancën paraprake mbrojtja dorëzoi dokumente të reja si prova të cilat u pranuan nga Gjykata dhe nga PSP.Gabriel Bubevski nga PSP, pas përfundimit të seancës së sotme, tha se pas marrjes në pyetje të ekspertit ekonomik të propozuar nga ana e tyre lidhur me furnizimin e makinave dhe të dy firmat nga konsorciumi “Transmet” dhe “Sileks”, është vërejtur se ato nuk kanë disponuar me pajisjen e nënvizuar në dokumentacionin e tenderit.
I akuzuari Sead Koçan gjatë gjykimit shfaqi dyshim se marrëveshja e dhënë në ekspertizë dhe marrëveshja në dokumentacionin e tenderit nuk janë të njëjta.
Në “Trust” i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan si edhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe ‘Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në një tender të Centraleve të Magedonisë.
Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro. Lënda, siç publikoi PPS, është formuar në bazë të tri bisedave të përgjuara, prej të cilave dy të papublikuara në opinion prej 3.8.2011 dhe 6.10.2011./Almakos

