Turqia deri tani ka arrestuar 6.000 persona të grusht – shtetit të dështuar të së premtes, ka thënë Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag.
“Operacionet janë duke vazhduar,” i tha ai medias shtetërore, duke shtuar se numri i arrestimeve do të rritet më tej.
Spastrimi ka përfshirë ushtarë të rangut të lartë dhe gjyqtarëve. Më shumë se 50 ushtarë të lartë janë arrestuar në provincën perëndimore të Denizli të dielën.
Të paktën 265 persona janë vrarë në përleshjet e grusht – shteti i cili dështoi./KlanKosova