Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dërgoi urime deri tek të gjithë besimtarë krishterë me rastin e festës së madhe krishtere, Lindja e Krishtit – Pashkët.
“Më lejoni t’ju përcjell urime të sinqerta për sëndet të mirë, qetësi shpirtërore dhe fat. Ju dëshiroj që festat t’i kaloni në atmosferë të mirë festive dhe shtëpiake, të rrethuar me të afërmit dhe më të dashurit tuaj mbushur me mirëkuptim dhe mendime të mira”.
Punonjësve tanë shëndetësorë të cilët janë në linjë të parë të mbrojtjes së shëndetit tonë, u shpreh falënderim dhe i uroj për guximin dhe përkushtimin. Të nderuar, e tërë bota është drejtuar para një sfide serioze e cila na përkujtoi të gjithë ne në atë sa është e brishtë jeta, por edhe sa është e fuqishme dëshira për jetë të tërë njerëzimit.
Na ka përballur me realitetin se jemi të gjithë të barabartë dhe se bashkimi mund të na bëjë fitues. Në këtë festë qendrore të krishterimit i cili e feston fitoren e jetës ndaj vdekjes Ju dëshiroj të jetoni në frymë të festës dhe ta keni forcën që ua jep religjioni.
Qytetarë të nderuar, më lejoni edhe njëherë t’ua uroj festën e Lindjes së Krishtit – Pashkët dhe t’u uroj ditë të bukura festive, thotë në urim Xhaferi.



