03 Dhjetor
Ura që lidh fshatrat e Malësisë së Sharti, Brodecin, Shipkovicën, Veshallën dhe Bozovcën e shkatërruar nga vërshimet e viti 2015, assesi të riparohet nga autoritetet lokale. Kjo urë vështirëson lëvizjen dhe vë në rrezik jetën e banorëve të kësaj ane. Mirëmbajtja e vetme që ndonjëherë i bëhet nga organet komunale, është pastrimi i dheut që bllokon urën.
“Këta mbetje, janë pasojë e vërshimeve të vitit 2015, që shkatërruan çdo gjë, madje edhe urën që lidh fshatin Brodec e Shipkovicë. E njëjta edhe pse u premtua disa herë si nga komuna po ashtu edhe nga Qeveria, se do të rregullohet, megjithatë, lere që nuk është bërë asgjë, por edhe ky pastrim i vogël që bëhet i urës, bëhet nga vet banorët e fshatit Brodec e Shipkovicë”.
Banorët kërkojnë masa urgjente dhe riparimin dhe mirëmbajtjen e urrës.
“Lere urën ti, së paku ta hapin kanalin se del uji mbi rrugë se ura s’ka, se bëhet akull rrëshqasim do mbytemi këtu. Urën e kemi pastrua vet, e nisën ata dhe e lanë në gjysmë dhe erdhën neve me lopata. E pastruam pak por sërish del mbi rrugë”.
“Ja komenti im, shiheni, skam koment”.
Nga sektori për veprimtari publike të komunës së Tetovës, thonë që projekti për ndërtimin e një ure të re është në përpunim e sipër
Ne mbrëmë me makineri kemi intervenuar deri në ora tre të natës tek ura në Shipkovicë dhe e kemi paraparë në programin e sektorit rregullimin e saj dhe ndërtimin e një ure të re e cila është e paraparë në programin vjetor të vitit 2018 – deklaroi Arsim Nuredini, Shef i sektorit për veprimtari publike.
Këto nuk janë dëmet e vetme që kanë mbetur pa u rregulluar që nga vërshimet e 2015. Në gjendje tejet të vështirë ka mbetur edhe ura dhe kanali në fshatin Reçicë e Vogël dhe ura në fshatin Poroj.
Bashkim Sulejmani

