Klajdi Prendi, viktima 28 vjeç nga atentati pas mesnate në kryeqytet, është djali i ish-gjyqtarit, Fran Prendi.
Sipas gazetarit Igli Çelmeta, i riu është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class. Sapo viktima është futur në mjet e kanë qëlluar me armë zjarri me silenciator. Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba.
Krimi i rëndë ndodhi pak pas mesnatës (19 nëntor) në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku autorët ende të paidentifikuar qëlluan ndaj të riut me armë zjarri.
Fillimisht u raportua se ai mbeti i plagosur dhe u transportua në Spitalin e Traumës, por më pas ka ndërruar jetë.
Ndërkohë rreth një orë pas ngjarjes së rëndë, policia ka gjetur një makinë të djegur me targa të huaja, që dyshohet se i përket autorëve të krimit.