Treni ekspres Stamboll-Sofje në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes Hekurudhave Shtetërore të Republikës së Turqisë (TCDD) dhe Hekurudhës Bullgare nis udhëtimin e tij të parë me 2 makinistë, 3 faturino dhe 22 udhëtarë.
Treni i parë ekspres Stamboll-Sofie në relacionin Bullgari/Sofje-Stamboll/Halkalı ka realizuar nisjen e parë nga stacioni i trenit Halkalı në Stamboll.
Drejtori i shërbimeve për udhëtarët të Hekurudhave Shtetërore të Republikës së Turqisë (TCDD) në Stamboll, Veysi Alçınsu, në një deklaratë për gazetarin e AA-së para nisjes së trenit tha se çdo ditë do të niset një tren një nga Stambolli dhe tjetri nga Sofja.
Ai vuri në dukje se në trenin që do të niset në këtë udhëtim do të jenë në shërbimin e udhëtarëve 2 makinistë dhe 3 faturino. “Treni ynë është i pajisur me një teknologji të lartë. Shpresojmë se do të ofrojë një udhëtim cilësor dhe të mirë. E gjithë Turqia dhe Stambolli duhet ta shijojnë patjetër shijen e këtij udhëtimi me trena cilësorë. Afati kohor i udhëtimit do të jetë afërsisht 9 orë e gjysëm”, tha Alçınsu.
Ndërsa një prej udhëtarëve të këtij udhëtimi të parë 47 vjeçari Ufuk Orhan Şen ka shpjeguar se merret me turizëm dhe se niset për në Bullgari për punë biznesi.
Ai tha se ka marrë një biletë duke u informuar nga media sociale për udhëtimin e parë të trenit. “Normalisht në vendin ku do të shkoj unë nuk ka udhëtime avioni. Shpresoj që kjo të jetë në të mirë dhe të vazhdojë. Nëse projekti do të mundësojë lehtësira në lidhje me kalimet e kufirit do të jetë më i suksesshëm”, tha Şen.
Për udhëtimet që do të bëhen çdo ditë në relacionin Sofje-Stamboll në mënyrë të ndërsjellë treni nga stacioni Halkalı në Stamboll do të niset në orën 22.40, ndërsa nga Sofja në orën 21.00.
Powered by WPeMatico