Raporti I fundit I Transparency International nxjerr në pah një sërë parregullsishë dhe keqpërodrime që kanë të bëjnë me korrupsionin në RMV sa i takon muajt që lam pas.
Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me korrupsionin, duke shënuar një muaj tjetër të mbushur me hetime dhe skandale. Sipas raportit të Transparency International – Maqedoni, në kuadër të aktivitetit Pastër- Turbullt, muaji shkurt 2025 ka qenë një tjetër periudhë e mbushur me hetime dhe skandale korrupsioni. Për këtë muaj radhitet hetimi që ka filluar ndaJ Pece Mirçeskit, ish-drejtor i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme, për dyshime për dhënie ryshfeti dhe përvetësim të ligjshëm. Po ashtu, ka pasur hetime për keqpërdorime të fondeve në projektin “Shkupi 2014”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.
“Keqpërdorime me rindërtimin dhe ndriçimin e objektit të Qeverisë – Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka ngritur aktakuzë kundër një personi dhe propozim aktakuzë kundër katër personave për keqpërdorime që kanë të bëjnë me rindërtimin e fasadës dhe ndriçimin e objektit të Qeverisë, që ishte pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Aktakuza, sipas Prokurorisë, bazohet në provat e periudhës shkurt – prill 2013, të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej përafërsisht 3 milionë euro”, thuhet në raportin e Prokuroris Publike Shkup.”
Skandali tjetër për ktë muaj ka të bëjë me Ish-drejtorin e Burgut të SHutkës në Shkup, Filip Andov, I cili është nën hetim për lirim të paligjshëm të pesë të dënuarve me rrezikshmëri të lartë. Ky veprim ka ndodhur në Burgun e Shuto Orizarës, ku të dënuarit janë lënë të lirë përkohësisht për një periudhë prej 8 deri në 10 orë, në mënyrë që nuk është e parashikuar nga ligji.
“Ish-drejtori i Burgut të Institucionit Korrektues Shkup ka lejuar të lirohen përkohësisht pesë të dënuar me rrezikshmëri të lartë – Pesë të dënuar nga burgu në Shuto Orizarë janë liruar në mënyrë të kundërligjshme pas 8 deri në 10 orë, dhe këtë e ka mundësuar ish-drejtori Filip Andov, i cili është i dyshuar së bashku me nëntë persona të tjerë në Prokurorinë për krime të organizuara dhe prokurori për krime të organizuara. Ata ndiqen penalisht për “Lirim të paligjshëm të personit të privuar nga liria” dhe veprën penale “Shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, thuhet në raportin e Prokurorisë Themelore Publike.
Në raport më tej thuhet se për këtë muaj edhe Gjykata Kushtetuese ka pranuar iniciativën e prokurores Lençe Ristoska për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së rregullores së Këshillit të Prokurorëve Publikë, që është bërë me qëllim vetëpromovimi. Gjykata e ka mbështetur kërkesën e saj për të shqyrtuar nëse vlerësimet pozitive të anëtarëve të Këshillit pas largimit nga detyra janë të justifikuara. Një tjetër hetim ka të bëjë me Qendrën për Mirëqenie Sociale në Tetovë, ku janë zbuluar abuzime me fonde publike që kanë përfshirë pasgesa të paligjshme për një shumë prej 289.495 denarë.
Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2024, Maqedonia e Veriut ka rënë 12 vende në renditjen e Transparency International, duke pasur një rezultat prej 40 pikësh, për shkak të skandaleve në sistemin gjyqësor dhe keqadministratës në postet publike.