Lideri i Lidhjes demokratike, Pavle Trajanov konsideron se presidenti i shtetit duhet ta thirrë Këshillin për siguri në mënyrë që t’u jepen udhëzime institucioneve kompetente dhe të formohet trup operativ koordinues që do të hulumtojë se kush dhe çfarë mbeturina futë në shtet, sepse kjo, siç tha, është biznesi më fitimprurës dhe me të gjitha punët e importit kryeson mafia.
“Në shtetin tonë po futen mbeturina të rrezikshme. Me ndotjen po bëhet gjenocid i llojit të vet ndaj qytetarëve dhe po rerzikohet siguria nacionale. Prandaj kjo çështje duhet të jetë me prioritet më të lartë. Duhet të kyçet Agjencia për zbulim sepse mbeturinat, nafta, derivatet e naftës, vijnë nga jashtë. Duhet të mblidhen informata nga jashtë. Duhet të kyçen sektirët e MPB-së për krim të organizuar, Policia financiare, DAP-i dhe Agjencia për siguri nacionale sepse kanë në dispozicion të gjitha metodat dhe mjetet teknike për të zbuluar ndonjë keqpërdorim të mundshëm të mbeturinave apo energjensëve të tjerë që arrijnë në shtet. TË gjithë ata të formojnë një trup të fuqishëm operativ koordinues që do të punojë në pengimin e ndotjes. Kjo është luftë me mafien e cila disponon me mbeturinat”, deklaroi Trajanov para fillimit të tribunës që e organizoi partia e tij.
Shtoi se edhe nafta dhe mazuti që përdoren në vend nuk janë sipas standardeve dhe se këto ditë, siç tha, ka informata të fuqishme se në shtetin tonë dhe në Kosovë po importohet vaj për të cilin analizat e autoriteteve kroate treguan se është kancerogjen, ndërsa mijëra tonë tashmë janë futur në shtetin tonë.
Në tribunë, të titulluar “Mafia dhe ndotja”, mori pjesë edhe Nevena Georgievska, përfaqësuese e Nismës qytetare O2, e cila kërkoi nga Kuvendi urgjentisht edhe para shpërndarjes ta vendosë në rend dite propozimin për ndryshim të Ligjit për menaxhim mbeturinat, propozuar nga partia RDM.
Ndryshimi i propozuar për ndalesë të importit ka të bëjë me mbeturinat si energjensë, jo si derivate, por më tutje, siç tha, do të kërkojnë më shumë. Shtoi se kanë studiuar shumë konventa, mes të cilave edhe Konventën e Bazelit dhe se shumë vende fqinje kanë ndalesë për çfarëdo lloj mbeturina.



