29 November
Bisedat e publikuara të përgjuara për arrestimin e Lube Boshkovskit do të mund të dëgjohen në sallën e gjykatës. Gjykatësit e Apelit sot vendosën që bombat e publikuara t’i kthejë në rendin juridik pasi që Gjykata Penale paraprakisht i kishte hedhur poshtë. I akuzuari i parë në rastin „Tortura“ është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov. E, ndërkohë, Gjykata e Apelit e pranoi aktakuzën e PSP-së për rastin „Tanku“, për blerjen e Mercedesit prej 600 mijë euro.
Alsat-M

