Temperaturat shkojnë nën zero, ja parashikimi i motit për sot

Temperaturat shkojnë nën zero, ja parashikimi i motit për sot

Gjatë ditës së enjte parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat prej mesdite do të jenë të dendura.



Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në lartësinë mbi 400 metra reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët, ndërsa në zonat malore në verilindje dhe juglindje me intensitet deri mesatar.

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat  parashikohen të jenë :

Zonat malore      -6°C deri  6°C

Zonat e ulta        -1°C deri 12°C

Bregdeti               1°C deri 13°C