Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm në Maqedoni është matur në Berovë, ku janë shënuar katër gradë nën zeron. Temperaturë nën zero ka pasur edhe në Strumicë minus dy, dhe Demir Kapi, Shkup-Petrovec dhe Manastir me minus një. Në qytetet e tjera temperatura e mëngjesit ka lëvizur nga zero në Vinicë, Tetovë dhe Gjevgjeli, një në Shkup, Kriva Pallankë, Shtip, Llazaropole, Kumanovë dhe Prilep, dy në Dibër, tre në Ohër, katër në Pretor dhe Mavrovë, pesë në Pozharan, gjashtë në Gjurishte, Krushevë deri në shtatë gradë Celsius në Topollçan.
Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira mesatare me periudha të ngrohta. Pasdite vranësirat do të rriten, kështu që gjatë natës do të ketë reshje lokale, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 13 deri në 19 gradë Celsius.
Nesër në orët e mëngjesit ende do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore. Pastaj ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe me temperatura në kuadër të mesatares. Era do ta ndryshojë drejtimin në atë jugor dhe do të jetë me intensitet të matur

