Tearca është në “potez” në tabllon politike të shahut në Maqedoni për momentin janë në duart e banorëve të fshatit Tearcë. Praktikisht brenda natës ky fshat u shndërrua në qendër të ngjarjeve politike dhe temë interesi jo vetëm për opinionin vendor por edhe ndërkombëtar, shkruan Nova Makedonija. Pas Përzhinos ku u bë marrëveshja ndërpartiake për dalje nga kriza politike, tani i tërë procesi duhet të rrumbullakësohet në Tearcë, me aktin e rivotimit.
Nova Makedonija ka bë një reportazh nga fshati Tearcë, në të cilën e përshkruan përditshmërinë e këtij fshati në këto ditë kur atje janë të drejtuar sytë e mbarë opinionit në Maqedoni.
Në këtë reportazh përshkruhet heshtja që mbretëron në shtabet e partive shqiptare në fshat, por edhe dinamika që vërehet te shtabi lokal i LSDM-së, si dhe te shtabi komunal i VMRO-DPMNE-së edhe pse kjo parti ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në procesin e rivotimit.
Reportazhi është ilustruar me fotografinë e dy banorëve të cilët janë zhytur në mendime deri sa luajnë shah, fotografi që pasqyron edhe dilemat para të cilave gjenden 714 votuesit e vendvotimit 2011 në këtë fshat, e që me fjalor shahu mund të përshkruhet “A ja vlen me dhënë kalin, për ta bë mat krajlin”.