Një i ri është plagosur me thikë nga një person tjetër gjatë një konflikti mbrëmjen e sotme në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i dëmtuari ka marrë një plagë të lehtë në bark nga thika ndërsa ka edhe lëndim nga goditjet me grushte.
Ai ndodhet në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.
Shkak i konfliktit dyshohet një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra, ç’ka solli edhe degradimin e situatës deri në përdorimin e thikës.
Aktualisht po merret deklarimi i të riut të plagosur ndërsa nga ana tjetër policia është vënë edhe në kërkim të autorit të identifikuar.


