Të rinjtë të cilët kanë qenë të papunë për një kohë të gjatë humbasin njohuritë dhe aftësitë e fituara me kalimin e kohës dhe statusi i të papunëve dhe personave të varur ndikon në shëndetin mendor dhe vetëvlerësimin e tyre.
Për shkak të komunikimit të kufizuar, kapitali i tyre social dhe pozicioni në shoqëri bëhet shumë modest dhe i cenueshëm.
Papunësia e të rinjve, përkundër planeve operative për punësim dhe fondeve të investuara, nuk ka shënuar rënie, sidomos jo sistematike, gjë që tregon se ndoshta programet që hartohen nuk korrespondojnë me nevojat e të rinjve, nuk zbatohen siç duhet ose janë joefektive./Lajmi i plotë.